​“Do të zgjidhja Manen para Coutinhos”

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Dean Saunders më shumë e preferon Sadio Mane se sa Philippe Coutinhon

Dean Saunders ka thënë se do të transferonte Sadio Manen para Philippe Coutinhos, nëse do t’i duhej të zgjidhte vetëm njërin prej tyre.

Ai tha se Mane është shumë i mirë për skuadrën dhe lëndimi i tij është humbje e madhe për Liverpoolin.

“Nëse më pyetni se kënd e dua, Coutinhon apo Manen, atëherë do të zgjidhja Manen për cilëndo skuadër”, tha Saunders për talkSPORT.

“Mane është aq i mirë dhe lëndimi i tij është një humbje e madhe për Liverpoolin. Ai vrapon shumë dhe e bën Liverpoolin skuadër tjetër”. /Express/

Comments

comments