​Sonte zhvillohen katër ndeshje në Europa League (Foto)

​Sonte zhvillohen katër ndeshje në Europa League (Foto)

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit në fazën çerekfinale të Europa Leagues.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Old Trafford, ku Manchester United do të pres Anderlechtin, pas barazimit 1:1 një javë më parë.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Besiktasit dhe Lyonit, e cila javën e kaluar shkaktoi trazira ndërmjet tifozëve. Në dy takimet tjera takohen Schalke – Ajax dhe Genk – Celta Vigo.

Kujtojmë se të gjitha këto takime zhvillohen nga ora 21:05.