13 vjet nga vrasja e Dashnim Hajrullahut nga xhandarmeria serbe në kufirin Miratoc – Llojan (FOTO)

0

Janë mbushur 13 vjet nga vrasja e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica e Preshevës, i cili u vra nga ushtria serbe. I riu shqiptar u vra më 7 janarin e vitit 2005 në afërsi të kufirit Miratoc – Llojan.

“Sot më 07. Janar, u bëne 13 vite nga vrasja tragjike me breshërinj kallashnikovi. Ishte xhandarmëria sërbe ajo që gjuajti mbi jetën e 16 vjeçarit Dashnim Hajrullahu nga Rahovica.

Edhe pas 13 viteve asnjë përgjigje dhe asnjë përgjegjësi.
A thua kush interesohet për populltën shqiptare që jetojn në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

I përhershëm kujtimi për Dashnimin, për voglushin i cili në ditën e kobshme, pasi e vrasin, e tërheqin zvarë deri pran kufirit tepër të përfoluir Llojan – Miratoc që të iskenohet se gjoja ka dashur të kalon kufirin.

Këto vise ditë e më tepër po zbrazen, popullata po lëshojn vatrat e tyre në kërkim të jetës dhe sigurisë për fëmijët e tyre.

Komentet

komentet