Qeveria e re: A po dorëzohet Ivanovi?!

Qeveria e re: A po dorëzohet Ivanovi?!

Presidenti Gjorge Ivanov nga Hungaria ku ndodhet për vizitë zyrtare, në një intervistë për gazetën „Maxhar Hírlap“ ka dërguar mesazhin se Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të reja si opsion për dalje nga kriza.

Në prononcimin për media, Ivanov kërkoi zhbllokim të institucioneve me hedhjen poshtë të Deklaratës së partive shqiptare.

“Presim që BE dhe NATO me kujdes të shohin se çfarë ndodh në Maqedoni dhe në rajon dhe në këto moment të vështira duhet të dërgojnë mesazhe të forta për perspektivën tonë euro-atlantike dhe jo ta bllokojnë Maqedoninë. Urgjentisht është e nevojshme që seanca konstituive e Kuvendit të përfundohet dhe të zgjidhet kryetar dhe të mund t’i zbatojmë normalisht aktivitetet që i kemi si shtet. Kurse e dyta është që shumica, të tërhiqet nga platforma e Tiranës që të mund ta marrë mandatin për të formuar Qeveri”, tha  presidenti Gjorge Ivanov.

Javë më parë, Maqedoninë e vizitoi edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, e cila i bëri thirrje presidentit Ivanov t’i japë shumicës parlamentare, mandatin për formimin e Qeverisë së re.