Romët thanë të vërtetën për rastin Monstra. Pse heshtin Ahmeti, Kasami, Sela e Thaci?

Rasti “Monstra” vazhdon të jetë në nga ngjarjet më misterioze në historinë e egzistencës së Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ngjarja e rëndë dhe tragjike ku u ekzekutuan pesë qytetar të vendit, të gjithë me përkatësi maqedonase vazhdon të mbetet një mister i pa zbuluar.

Ndërsa, viktimat e këtij procesi të montuar, shqiptarët e burgosur dhe familjarët e të vrarëve, vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Deri më tani është dhënë material i mjaftueshëm, përmes të cilit dëshmohet se në këtë vepër makabre janë të përfshirë zyrtarë të lartë të institucioneve të Maqedonisë.

I pari ishte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili për disa media botërore, deklaroi se Monstra është montuar nga pushteti VMRO-BDI.

Ai këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, duke shtuar se shtatë shqiptarët pafajsisht po qëndrojnë në burg. Sipas tij, me publikimin e materialeve të përgjimeve për këtë rast të njohur si “Monstra” mund të nxiten trazira tek bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Më pas deklarime të ngjajshme ka patur edhe nga gazetari Zoran Bozhinovski dhe avokati i familjarëve të të rinjve të vrarë. Në të gjitha pohimet lakohet emri i kryparamentarit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.

Një deklaratë bombë këtyre ditëve pasoi edhe nga partia rome Partia për Emancipimin e plotë të Romëve (PCER) ka bërë të ditur se ekziston video për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

“Qytetarët duhet të dijnë të vërtetën, por edhe prindërit e të rinjve që tragjikisht vdiqën. Në ate video do të shihet e vërteta, por në interes të hetimeve që presim së shpejti ta zbardh Prokuroria Speciale, nuk duam të japim detaje të tjera. Por me siguri të madhe ju konfirmojmë se ekziston videoja”, theksoi PCER, që udhëhiqet nga Samka Ibrahimovski.

Për rasti Monstra të vërtetën e hidhur e shpalosi edhe një parti rome, por pse heshtin partitë shqiptare?

Pse heshtë, Ali Ahmeti, i cili për një decenie ishte pjesë e pushtetit dhe thoshte se të gjitha materialet e përgjigmeve shiten lirshëm në treg të zi, në Maqedoni, Kosovë, Serbi e gjetiu.

Pse heshtin liderët e partive tjera politike shqiptare? A nuk paskan materialin trishtues, që tashmë qenka treg në të zi dhe e posedojnë pothuajse të gjitha partitë  politike në vend?

Më 12 prill të 2012 në liqenin e Smilkovcit në periferi të Shkupit, u gjetën të vrarë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas. Ngjarja për të cilën janë dënuar gjashtë shqiptarë, shkaktoi një varg protestash në Republikën e Maqedonisë dhe në shumë shtete ku jetojnë shqiptarë, të cilët vlerësojnë se procesi ka qenë i montuar. (INA)

Comments

comments