15 milion njerëz në rrezik dhe panikë nga tërmeti vdekjeprurës

Ekziston rrezik i madh nga ky tërmet që rrezikon 15 milion njerëz, të cilët kanë shumë pak sekonda për të reaguar-pohojnë ekspertët

Tërmet veçanërisht i fuqishëm me manjitudë prej 7 ballësh mbase edhe më shumë mund ta godasë Stambollin- kanë bërë të ditur shkencëtarët. Epiqendra e këtij tërmeti në pllakën tektonike të Anadolisë veriore mund të ndodhë shumë afër qytetit, ashtu siç parashihet nga parashikimet dhe prognozat e taxhme.

Ky tërmet mund të jetë i kobshëm për këtë qytet turk, qytet që ka më shumë se 15 milion banor dhe të cilin e vizitojnë çdo ditë me mijëra turist. Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjet se alarmi për tërmet mund të vijë vetëm disa sekonda para tundjeve të tokës-shkruan “Daily Mail”.

“500 njerëz do të mbeten pa kulm mbi krye, pa shtëpitë e tyre”

Përfshirja e Stambollit nga një kërcënim sizmik varet nga ajo se sa janë pllakat tektonike fort të ndërlidhura dhe ku më së shumti do të godasë tërmeti. Hulumtimet e Marc Bohnhoff nga Instituti gjerman për geoshkencë, pohon se tërmeti i ardhshëm i fuqishëm mund të ndodhë në pjesën veriore të Detit Marmara afër Stambollit.

“Ky është njëkohësisht edhe lajm i mirë edhe lajm i keq për qytetin prej mbi 15 milion banor”-shprehet dr. Bohnhoff I dhe shton se lajmi i mirë është nëse në rastin konkret zgjërimi i çarjes shkon në drejtim të lindjes, larg qytetit, por lajm i keq është se alarmi për tërmet mund të bëhet i ditur vetëm disa sekonda para se të ndodhë.

KOmbet e Bashkuara vlerësojnë se tërmeti ndërmjet  7.5  dhe  7.7 ballë, mund të shkaktojë vdekjen e 70-90.000 njerzve. Vlerësohet se dëmet e shkaktuara mund të arrijnë deri në 40 miliardë dollar, ndërsa pa shtëpi mund të mbeten 500-600.000 njerëz.

Është me rëndësi të madhe mundësia e alarmimit të mëhershëm

Në atë zonë tektonike nuk ka ndodhur ndonjë tërmet më i fuqishëm që nga viti 1766, por sipas shënimeve historike, kjo zonë tektonike zgjërohet çdo 250 vjet. Tërmeti i fundit që ka goditur Stambollin ka qënë me manjitudë prej 7.0  ballë të Richterit dhe ka ndodhur në vitin 1894. Atëhere kanë vdekur 1.349 persona.

Alarmimet e  hershëm  janë shumë të rëndësishëm që të shuhen infrastrukturat kyçe në qytet dhe të bllokohet trafiku-komunikacioni nëpër tunele e të ngjashme. Në pjesën perëndimore të zonës tektonike, dy pllaka tektonike rrëshqasin njëra mbi tjetrën shumë ngadal. Gjatë këtij procesi, ndodhin lëkundje të vogla në interval të ndryshme kohore.

Më në lindje dhe më afër Stambollit, këto lëkundje nuk janë shënuar, dhe sipas të gjitha gjasave, duket se këto pllaka tektonike janë bllokuar tërësisht. Dhe ky bllokim, sjell deri tek akumulimi i energjisë tektonike dhe rritë shkallën e rrezikut për tërmet në të zonë dhe në atë rajon.

Shkencëtarët kanë konstatuar se nën Detin Marmara ekzistojnë këto dy pllaka tektonike që lëvizin ngadale njërë afër tjetrës dhe akumulojnë energji tektonike sikur me qenë tërësisht të bllokuara. Në këso rastesh shkencëtarët kanë lajme edhe të mira edhe të këqia-shprehet Dr Bohnhoff.

Lajm I mirë do të ishte  në këtë rast nëse alarmohen sa më përpara, ndërsa lajm i keq do të ishte në rast se shkëputja do të shkonte në drejtim të Stambollit, që do të thot mund të ndodhë edhe më i fuqishëm se që është paraparë. (M.Latifi/INA)

Comments

comments