Gratë nga Diaspora mbledhin fonde me “Tallava Party”

Forumi i Grave nga Diaspora, organizuan sot një aktivitet, përmes të cilit mblodhën fonde për ndërtimin e një shtëpie për një familje me nevojë.

E përfituesja, po ndihet e lumtur dhe falënderuese për këtë ndihmë.

Kjo është shtëpia e tretë që ky forum e ndërton.

Në pamje të parë të kësaj inicative, të duket se je duke shikuar një aheng apo dasme shqiptare.

Gra dhe vajza të moshave të ndryshme kishin kapur vallën dhe kërcenin nën tingujt e tallavasë.

Kodi i veshjes për këtë ngjarje humanitare ishte fustane të ngushtë darsme, frizura dhe take të larta. Përpos të gjitha shpenzimeve të mbledhisë, gratë kanë pasur mundësi që një shumë të mirë të ndajnë edhe për dukje.

Comments

comments