Më 19 shkurt mbahet Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Preshevës

0

Rreth dy muaj pas zgjedhjeve të parakoheshme në Komunën e Preshevës, më 19 shkurt do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Preshevës. Burimet e presheva.com kanë njoftuar se koalicioni qeverisës ka arritur ti siguroj mandatet e këshilltarëve për të formuar pushtetin, ku Shqiprim Arifi (APN) do të zgjidhet kryetar i Komunës, ndërsa Sami Salihu (LrPDSH) kryetar i Kuvendit Komunal.

Pas zgjedhjeve të parakoheshme të 24 dhjetorit, APN ka 15 këshilltarë, PDSH 11 këshilltarë, PVD 6 këshilltarë, LrPDSH 3 këshilltarë, Lista serbe 2 këshilltarë si dhe BDL/NRP 1 këshilltarë.

Komentet

komentet