30-vjeçari që duket si fëmijë i vogël, ndaloi së rrituri kur ishte 2 vjeç

Një 30-vjeçar ka ndaluar së rrituri që nga mosha 2 vjeçare dhe ende ka madhësinë e një fëmije të vogël.

I lindur më 1987 në Kinë, Want Tianganf vuan nga një gjendje e panjohur shëndetësore, kurrë s’ka qenë në gjendje të flasë dhe gjithmonë ka nevojë për përkujdesje.

Nëna e Wang, 52-vjeçarja Chu Xiaoping, tha se dëshira e saj më e madhe ishte që djali i saj të mund ta quante atë “nënë”, por për fat të keq ai s’ka mundur ta bëjë kurrë këtë, transmeton Gazeta Express.

Chu tha se Wang ndaloi së rrituri kur ai ishte 2 vjeç. Ai mbeti 80cm i gjatë që nga atëherë dhe inteligjenca e tij nuk është zhvilluar.

Chu tha se kur ai ishte 3 vjeç, njerëzit i thanë asaj që ta braktiste atë diku në rrugë ose ta linte para ndonjë tempulli dhe të bënte një tjetër fëmijë.

Por nëna refuzoi ta bënte këtë dhe tha se do të kujdeset për të birin e saj pa marrë parasysh çfarë. /Express/

 

Comments

comments