5 mënyra për të kursyer para në amvisni

5 mënyra për të kursyer para në amvisni

Me siguri secili prej nesh ka përjetuar “fjalimet” e prindërve apo gjyshërve tanë sesi kanë hequr të zitë e ullirit në këtë apo atë periudhë të jetës së tyre, transmeton koha.net.

Tani edhe tek ne madje ka plot të rinj të cilët edhe për shkak se u krijohet lehtësia financiare duke punuar, por ndoshta edhe për shkaqe tjera vendosin të jetojnë vetëm apo të mos jetojnë më me prindërit, transmeton koha.net.

Dhe paramendojeni pasi që keni jetuar në shtëpi për 18 vjet, duke e dëgjuar babanë duke bërtitur, sepse e keni ngritur termostatin për një shkallë, mezi keni pritur të shpërnguleni në “shtëpinë” tuaj. S’ka më net të tëra duke u rrotulluar dhe kthyer nga njëri krah në tjetrin gjatë tërë natës, sepse është shumë nxehtë për të fjetur. S’ka më “ligjërata” sesi duhet fikur ventilatori para nisjes për në shkollë, apo pse ju ka zënë gjumi me televizor ndezur. Filloni të jetoni vetëm dhe bëheni person i lirë… derisa i merrni llogaritë e para të shërbimeve të komunaleve.

Papritmas e tëra merr kuptim. Babai juaj ka pasur të drejtë dhe juve ju ka dhimbur ta pranoni këtë gjë. Pasi që jetoni disa vite vetëm mund të zbuloni disa hapa të thjeshtë që lehtë mund t’i ulin ato fatura të shërbimeve (me përpjekje minimale) dhe ta ruani mjedisin kur nuk jeni aty. Jo keq, ë?.

Ndryshoni

Duhet të bëni ndryshimet. Duke bërë disa rregullime të vogla me gjerat e përditshme në shtëpinë e juaj, mund të kurseni mjaft para në faturat tuaja të shërbimeve të komunaleve. Për shembull, kur kaloni në poçe me dritë fluoreshente, do të shpenzoni 65 deri 75 për qind më pak energji se kur jeni të mbërthyer me ato poçet inkandeshente që përpijnë paratë. Plus, që përsëri keni sasinë e njëjtë të ndriçimit. A ka më shumë? Poçet me dritë fluoreshente po ashtu zgjasin rreth 10 herë më shumë (7.000 deri në 24.000 orë) sesa ato klasiket. Dhe siç na ka thënë gjithmonë edhe babai, sigurohuni të fikni dritat në çdo dhomë ku nuk janë duke u përdorur. Një tjetër ndërrim që mund ta bëni: të instaloni një termostat të programuar që mund ta rregullojë temperaturën sipas orarit tuaj. Nuk ka nevojë të lëvizë ajri kur askush nuk është në shtëpi.

Kujdes temperaturat

Duke i mbajtur pajisjet tuaja në temperaturë të duhur do të kurseni shumë para gjatë gjithë kohës. Temperaturat standarde për verë janë rreth 26 gradë celsius dhe rreth 20 gradë në dimër. Mbajeni bojlerin tuaj në 49 gradë. Zvogëlimi i temperaturës së ujit në 49 shkallë ngadalëson ndërtimin e mineraleve dhe korrozionin në bojlerin dhe gypat tuaj, çka i mundëson bojlerit tuaj të zgjasë më shumë dhe të punojë me efiçiencë maksimale.

Largoni nga priza

A keni ditur që shumë pajisje si DVD planerët, TV-të, stereot, kompjuterët dhe pajisjet e kuzhinës vazhdojnë të shfrytëzojnë sasi të vogla të rrymës elektrike edhe kur janë të fikura? Në fakt, 75 për qind e energjisë elektrike në shtëpitë mesatare konsumohet derisa aparatet janë të fikura, sipas Energy Star (program i përbashkët i Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit dhe Departamentit të Energjisë në SHBA, për të ndihmuar shfrytëzuesit që të kursejnë para dhe të ruajnë ambientin). Kjo mund të shmanget duke e larguar tërësisht nga priza pajisjen kur nuk është në përdorim (laptopët dhe aparatet e kafesë në rend të parë) apo duke përdorur vazhduesin për fikje kolektive pasi që keni përfunduar së përdoruri pajisjet.

Shkoni madje edhe një hap më tej me këtë duke fikur kompjuterin dhe monitorin tuaj krejtësisht kur të keni mbaruar punë. Paramendoni që fitoni pikë shtesë nëse asnjëherë nuk uleni në tavolinën tuaj me laptopin tuaj të lidhur në prizë përpos kur ka mbetur me bateri të harxhuar. Kjo jo vetëm që do të kursejë përmes faturave tuaja të energjisë elektrike, por po ashtu do të rrisë edhe jetëgjatësinë e baterisë së laptopit tuaj. Dhe gjithmonë sigurohuni t’i largoni nga priza mbushësit e baterive kur bateritë janë tërësisht të mbushura apo kur mbushësit nuk janë në përdorim. Kjo vlen edhe për mbushësit e telefonave mobilë – mos i lini në rrymë pasi telefoni ka arritur maksimumin e baterisë, sepse jo vetëm që mbushësi shpenzon rrymë kot, por pëson edhe bateria e telefonit.

Bëni shkurtime

A jeni nga ata njerëz që lëshojnë makinën me rroba disa herë gjatë javës me vetëm disa gjëra gjatë secilës larje? Ka njerëz që lajnë rrobat çdo ditë! Kjo nuk është mënyrë për të kursyer. Duke reduktuar numrin e larjeve dhe tharjeve të rrobave që i bëni gjatë një muaji, në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë. E njëjta vlen edhe për makinën për larjen e enëve. Gjithmonë prisni ta lëshoni makinën për larjen e rrobave apo të enëve derisa të jetë tërësisht e mbushur. Po ashtu në mënyrë të konsiderueshme mund ta reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë thjesht duke riparuar plasjet në rubineta, gypa apo kokën e dushit. Për efiçiencë maksimale të ujit, zgjidhni një kokë të dushit me kapacitet të rrjedhjes së ujit më të vogël se 0.5 metër kub në orë.

Pastroni

Mund të tingëllojë çuditshëm, por sa më e ndotur që është zona pas frigoriferit tuaj, brenda grumbulluesit të mbeturinave në makinën larëse apo tharëse, apo telave e spiraleve të kondicionerëve të ajrit, duhet më shumë energji që ata ta kryejnë punën e tyre. Sigurohuni që t’i pastroni dhe drejtoni telat apo spiralet të paktën dy herë në vit. Nëse e hetoni që makina tharëse zgjat shumë për t’i bërë rrobat tuaja të bukura dhe të ngrohta, kontrolloni të siguroheni që grumbulluesi i mbeturinave e pluhurit është i zbrazët. Ndonjëherë edhe disa herë gjatë një cikli. Nuk mund ta besoni sesa shpejt thahen gjërat. Po ashtu, përkujdesuni për të pastruar filtrat e ajrit njëherë në vit dhe të siguroheni që izolimi juaj i shtëpisë nuk është dëmtuar në ndonjë vend.