5 milionë euro i’u ofruan për formimin e Qeverisë, por i refuzoi, ky është politikani shqiptar në Maqedoni? (FOTO)

0
6

Njërit prej liderëve të partive shqiptare që fituan më pak deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit iu ofruan 5 milionë euro, plus Platforma e partive shqiptare pa Prokurorinë Speciale, për të formuar Qeverinë me VMRO-­DPMNE dhe BDI. Sipas disa mediave, bëhet fjalë për kreun e LR-PDSH, Ziadin Sela.

“Oferta është bërë , kur lideri i asaj partie është ftuar në takim nga një funksionarë i lartë i BDI­së, ku më pas është shfaqur edhe një nga krerët vendimtar të VMRO-­DPMNE­-së, ku i është premtuar se gjitha pikat e Platformës pranohen, përveç Prokurorisë Speciale, ndërsa plus do të jenë në dispozicion edhe 5 milionë euro”, theksuan atëkohë burime partiake që janë të njohur me këtë ngjarje.

Paratë janë ofruar nga VMRO­-DPMNE, ndërsa lobues kanë qenë protagonist i politikës shqiptare për të arritur qëllimin që Sela të përfshihet në Qeverinë e shpëtimit të klanit të Gruevskit. Pas këtij vendimi refuzues, kreu i ASH-së, u vendos në shënjestër të deklaratave linçuese nga selia e VMRO-DPMNE-së.

Sela këtë nuk e ka mohuar në një intervistë të fundit të tij në TV21, duke mos dhënë detaje.

 

Comments

comments