55 milionë euro për Perisicin (Foto)

Manchester United nuk po heq dorë nga Ivan Perisic

Duke e parë seriozitetin e Interit për ta mbajtur në skuadër Ivan Perisicin, edhe sezonin e ardhshëm, ka bërë që drejtuesit e Manchester Unitedit të rrisin ofertën për mesfushorin kroat.

Sipas tabloidit britanik, The Telegraph, Jose Mourinho është i gatshëm të shpenzoj 55 milionë euro për ish anëtarin e Wolfsburgut dhe Borussia Dortmundit, përcjell Express.

Tani i mbetet Interit të vendos nëse dëshiron ta mbajë reprezentuesin e Kroacisë, apo do ta pranoj ofertën e ‘Djajve të Kuq’.

Ekipi nga Premierliga është i interesuar që ta transferoj Perisicin tash e disa muaj, por ofertat e tyre, të cilat kanë qenë 30 dhe 40 milionë euro, janë refuzuar nga Nerazzurrët. /Express/

Comments

comments