55 vjeçari nga Saranda e sfidon ftohtin, lahet në detë në tepmeratura nën zero (Video)

Ai quhet Shkëlqim Beqaj dhe është një 55-vjeçar nga qyteti i Sarandës.

Miqtë e ngushtë e thërrasin Çimi ndërsa ai vetë shprehet se pasioni i tij më i madh është sporti, pa të cilin nuk rri dot as një minutë.

Çimi ditën e sotme ka lënë me gisht në gojë gjithë rininë shqiptare dhe ka vendosur të bëjë atë që ai di të bëjë më mirë: të aplikojë sportet e preferuara pa i bërë syri tërr nga temperaturat e ulëta.

Ndërsa dëbora bie, ai është zhveshur me mbathje plazhi, ka nisur stërvitjen dhe më pas është kredhur në det. Nuk e ndien fare të ftohtin dhe këtë e vëmë re ndërsa del herën e parë nga deti për tu hedhur sërish me kokë.

Në video Çimi nuk harron të bëjë shenjën e shqiponjës me duar si dhe të përshëndesë miqtë e tij.

 

 

Comments

comments