Abdush Demiri “One man show” në Lëvizjen BESA

0

Përgjegjësi për financat i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri emërohet edhe zëdhënës i saj. Një gjë e tillë duket e tepërt kur dihet se në Lëvizjen BESA ka shume kuadro me profil mediatik. Një gjë të tillë e kanë bërë të njohur pasi mbrëmë i ishte hakuar llogaria në Facebook kryetarit të Levizjes BESA, Bilall Kasamit.

Përveç fotos së profilit, hakerat kanë arritur që të njëjtit të ja ndryshojnë edhe emrin e faqes, ende nuk është berë e ditur se kush ja ka thyer fjalëkalimin.

Emrin e llogarisë në Facebook ja kanë ndryshuar në Bilall Kasami Vesel Memedi 2, poashtu, edhe në foton e profilit i kanë bashkuar dy liderat e partive të ndryshme.

“Njoftim për opinionin
Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Lëvizjes Besa dhe faqja e kryetarit z. Bilall Kasami janë sulmuar nga hakerët. Andaj ju lutemi që nga ky moment çdo publikim në këto dy faqe ta injoroni dhe mos ta merni në konsideratë. Nga ky moment të gjitha publikimet që mund të dalin në të dy faqet e lartëpërmendura në Facebook nuk paraqesin qëndrimin e Lëvizjes Besa ose të kryetarit z. Bilall Kasami.
Ju lutemi të keni mirëkuptim deri në tejkalimin e kësaj situate. Opinioni do të njoftohet në kohë pasi në rrugë juridike t’i kthejmë faqet zyrtare dhe përgjegjësit e këtij sulmi kibernetik të dalin para drejtësisë.
Zyra për informim/kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa.