Adoleshentët hanë detergjentin, si pjesë e sfidës që është përhapur së fundmi (Video)

0

Autoritet e sigurisë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, janë të shqetësuar me sfidën e fundit që është përhapur te adoleshentët, ku kërkohet të hanë detergjentin për larje rrobash.

Mjekët kanë kërkuar që të mos provohet kjo lojë e rrezikshme, si pjesë e së cilës ata shpërthejnë qeset me dhëmbë dhe iu mbushet goja me detergjentin që përmban materie kimike helmuese për organizmin, transmeton Telegrafi.

Videot që janë shpërndarë në rrjetin social, duken qesharake dhe të parrezikshme, por kjo eksperiencë mund të ketë pasoja fatale.

Konsumimi i kësaj materie, mund t’i sjellë pasoja serioze shëndetit andaj kërkohet që të mos provohet nga askush, ndërsa të këshillohen për të mos e bërë ata që tashmë janë nominuar nga miqtë. /Fol/

Komentet

komentet