Ahemti tregon kur fillojnë takimet me Zaevin për qeverin e re (Video)

Në një deklaratë për TV21, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shprehur optimist se Qeveria e re e Maqedonisë do të formohet shpejtë.

“Akoma nuk ka bisedime, nesër do jetë takimi mes BDI-së dhe LSDM-së dhe besoj që do ecin negociatat” u shpreh Ahmeti.

Ndryshe, dje presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov më në fund vendosi t’ia jep mandatin për formimin e Qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili e siguroi atë që programi qeveritar i propozuar nga mazhoranca e Maqedonisë, nuk do ta rrezikojë sovranitetin e Maqedonisë.

Comments

comments