Ahmetaj ironizon Berishën: I rrjedhur, ec vetëm përpara ashtu si derri!

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje në distancë ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak orë më parë foli për situatën e motit në vend, dhe akuzoi ministrat e kabinetit që në vend të shikonin situatën në terren, kanë përfituar për të dalë për gjah, derrash të egër dhe shpezësh.

Në përgjigjen e tij, Ahmetaj nuk nguron ta krahasojë Berishën me derrin.
“Thonë që derri është e vetmja kafshë që nuk ecën mbrapsht, por vetëm para. Meqë i rrjedhuri e ka përmendur sot ketë kafshë disa herë, i uroj të përshpejtojë vetëm para për aty ku është nisur dhe me padurim e presin…….P.S,…..proverbën për herën tjetër”,

Comments

comments