Ahmeti, besim të madh te Ziadin Sela

Ahmeti, besim të madh te Ziadin Sela

Bashkëpunimi mes partive opozitare në Maqedoni do të vazhdojë edhe për zgjedhjet locale apo parlamentare nëse dështon krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Agjencia e lajmeve INA, mëson se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka krijuar një besim të fuqishëm tek lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, të cilin e sheh si një promotor kryesor të avansimit të cështjes shqiptare në Maqedoni.

Një zyrtarë i BDI-së, në kushte anonimiteti i ka thënë agjencisë së lajmeve INA, se Ahmeti ka vendosur ti jap pushtet të fuqishëm Ziadin Selës në rastë se krijohet qeveria e re.

“Ahmeti dëshiron ta nxisë reformën dhe konkurrecën Brenda partisë. Prandaj ka në plan që ti jap pushtet të fuqishëm liderit të LR-PDSH-së. Tendenca e tij është që të reflektojnë funskionarët e BDI-së, se duhet me përgjegjësi të drejtohet dikasteret në qeverinë e ardhshme”, theksoi ai. (INA)