Ahmeti: nuk shoh tendenca pro ruse tek VMRO-DPMNE (VIDEO)

Ahmeti: nuk shoh tendenca pro ruse tek VMRO-DPMNE (VIDEO)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk sheh tendenca pro ruse tek VMRO DPMNE, por thotë se Rusisë nuk i konvenon që Maqedonia të jetë e anëtarësuar në NATO dhe BE. Ai tha se po të kish vërejtur anësim drejt politikave pro ruse, nuk do të ishte pjesë e qeverisjes.

Lidhur me mosdhënien e mandatit nga ana e Gjorgje Ivanovit, Ahmeti tha se vetëm VMRO DPMNE dhe askush tjetër mund të ndikojë që ai të reflektojë dhe ta zgjidh, siç e quajti ai, lëmshin politik të krijuar.
Ahmeti pranon se shteti i së drejtës nuk funksionon, dhe se reformat në drejtësi duhet të bëhen sa më shpejtë. Ai disa herë përsëriti se problemi është politik, dhe zgjidhja duhet të jetë politike, e jo të shndërrohet në problem etnik.