Ahmeti priti ambasadorin britanik, ja çfarë thotë për Qeverinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar në selinë e BDIsë në Tetovë me Ambasadorin Britanik në Maqedoni, Çarlls Garet.
Ahmeti dhe Ambasadori Garet bashkëbiseduan rreth situatës politike, reformave sistemore dhe integrimeve EuroAtlantike.
Lideri Ahmeti përsëriti përcaktimet prioritare të BDIsë në këtë shumicë parlamentare që janë reformat sistemore, në veçanti sundimi i së drejtës, fqinjësia e mirë, integrimi në NATO dhe hapja e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
BDI në veçanti është e përkushtuar për reformat në gjyqësor dhe sistemin e sigurisë me ç’rast theksoi që pas zgjedhjeve lokale, të gjitha energjitë tona do të fokusohen në realizimin e obligimeve para nesh.
Ahmeti dhe Garet diskutuan edhe për integrimin e Maqedonisë drejt NATOsë dhe BEsë, ndërsa Ahmeti u shfaq i inkurajuar nga avancimi i dialogut me Athinën dhe Sofjen që paraqet parakusht për zhbllokimin e procesit integrues për vendin tonë.

Comments

comments