Ahmeti shkoi tek Zaevi, ja çka po bisedohet?!

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev  i cili është mandatar për formimin e Qeverisë së re, sot në ora 12.30 ka filluar bisedimet për kabinetin e ardhshëm qeveritar me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), njofton Portalb.mk.

Takimi mbahet në selinë e LSDM-së ku Ahmeti arriti saktë në kohë, por se nuk dha deklaratë për media.

Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë bisedimet edhe me përfaqësuesit e partive e përbërjes së re të shumicës parlamentare, respektivisht me koalicionin Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët.

Pritet bisedimet të vijojnë edhe gjatë vikendit.

 

 

 

Comments

comments