Ahmeti tërheq ministrat nga Qeveri, lajmi “fake” që bën bujë?!/FOTO

0

Një lajm i vjetër para dy viteve është lansuar mbrëmë në portalet maqedonase dhe rrjetet sociale, me titullin “Ahmeti tërheq ministrat nga Qeveria”. Por më pas gjithçka është sqaruar se bëhet fjalë për një lajm të publikuar në fund të 2016, kur vendi po shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në disa portale është ndryshuar data dhe se është vendosur ajo e sotmja. Kështu e ka publikuar edhe portali dokaz. Por gjithçka ky lajm ka përfunduar si i rrejshëm, por që ka bërë bujë të madhe pas zhvillimeve të fundit për “kacafytjet” mes LSDM dhe BDI për Ligjin për gjuhët.