Ajazi nga Kumanova, shqiptari që i jepte “vizë” NATO-s për bombardimin e forcave serbe

Dhjetë vite ka heshtur, sepse ka qenë i obliguar në bazë të marrëveshjes që ka pasur me forcat amerikane të NATO-s, që çliruan Kosovën. Pas dhjetë viteve, Ajaz Emini nga fshati Llojan i Kumanovës, ka pranuar të flasë për herë të parë në Lajm.Tv dhe në Gazetën Lajm lidhur me detyrën dhe rolin që ka pasur si pjesëtar i forcave amerikane.

21363467_10210604272443788_118624132_o

21330854_10210604271843773_1097634764_o

Si student i gazetarisë, ka qenë i detyruar të ndërpresë studimet në fakultetin e Prishtinës vitin 1979 dhe të largohet në SHBA, për shkak të përndjekjes nga pushteti serb. Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh.

21363353_10210604239362961_1754753101_o

21363609_10210604237522915_314167793_o

21389304_10210604224282584_1750591580_o

“UÇK përmes informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe”, rrëfen Emini në intervistën ekskluzive për Lajm.tv.

Intervistën e tij të plotë mund ta përcillni në videon më poshtëm:

Comments

comments