Akademik Idriz Ajeti nderohet me çmimin “Aleksandër Stipçeviq” nga Kolegji “Iliria”

Këshilli mësimoro-shkencor i Kolegjit “Iliria”, çmimin “Aleksandër Stipçeviq” për vitin 2017, ia ndau Akademik Idriz Ajetit, këtij kolosi të arsimit dhe shkenës në 100 vjetorin e tij të lindjes,  çmim që Presidenti i Kolegjit “Iliria”, Prof. Dr. Mixhait Reçi shoqëruar nga Rektori Prof. Dr. Nuri Bashota etj, ia dorëzoi në shtëpinë e tij, me motivacionin: “Për kontributin e tij mësimor-shkencor gjatë një shekulli të tij dhe kontributin e veçantë për hulumtimet dhe studimet e jetës dhe gjuhës së arbëneshëve të Zarës”.

Kohë pë përpara, Këshilli mësimoro shkencor i Universitetit-Colegjit “ILIRIA” në Prishtinë, ka sjellë dy vendime të rëndësishme, vendime që dje morën rrugën e realizimit:

  1. 1. Këshilli mësimoro-shkencor (Senati) ka miratuar propozimin e Presidentit, të Kolegjit “Iliria”, prof. Dr. Mixhait Reçi, për ndarjen e çmimit ndërkombëtar shkencor, që mban emrin e Akademik Aleksandër Stipçeviqit, çmim që do tu ndahet personaliteteve të shquara të botës akademiko-shkencore për kontributin dhe arritjet e tyre shkencore, në publicistikë si dhe për projektet nga fushat e ndryshme shkencore dhe hulumtuese.
  1. 2. “Duke marrë parasysh bashkëpunimin e shkencëtarit me famë botërore me Kolegjin “Iliria” dhe me synim të ngritjes së nivelit mësimoro-shkencor e Kolegjit “Iliria”, ka miratuar propozimin e Presidentit prof.Dr. Mixhait Reçi dhe Këshillit mësimoro-shkelcor (Senatit) të Kolegjit “Iliria” për themelimin e Institutit për Hulumtime Ilirologjike me emrin “Aleksandër Stipçeviq”. Instituti për Hulumtime Ilirologjike do të tërheq shkencëtarët e fushave përkatëse, do të formojë një databazë të të gjitha punimeve si dhe do të formojë një bibliotekë të pasur nga fusha e ilirologjisë, për të joshë dhe për të nxitur shkencëtarët e rinjë që të merren me hulumtime të tilla. Poashtu, do të organizojë edhe tryeza shkencore nga tematika e ilirologjisë.

Me këto vendime, Kolegji “Iliria” shprehë respektin dhe mirënjohjen e veçantë ndaj Akademikut të ndjerë, Aleksandër Stipçeviqit, arkeologut, albanologut, ballkanologut, historianit, bibliografit-shkencëtarit me famë botërore, i lindur në Arbënesh të Zarës (lagje e Zarës e banuar me arbënesh-shqiptar, që nga vitet 1726), i cili ka qënë “Anëtr Nderi i Bordit të Universitetit Iliria”.

Me këtë rast, dje, më 10 tetor, në ambijentet e Kolegjit “Iliria” u mbajt një konferencë shkencore, kushtuar jetës dhe veprës së Akademik Aleksandër Stipçeviqit, në të cilën morën pjesë: Prof. Dr. Jahja Drançolli nga Universiteti “Hasan Prishtina”-Prishtinë, me temën “Roli i Aleksandër Stipçeviqit në historiografi”; Prof. Dr. Isak Shema nga Kolegji “Iliria”me temën “Vështrimi enciklopedik mbi arbëneshët e Zarës së Aleksandër Stipçeviqit”; Prof. Dr. Selim Daci, nga Universiteti “Hasan Prishtina”-Prishtinë me temën “Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit për historinë e ilirëve”; Prof. Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë me temën: “Stipçeviqi, model i studimit të trashigimisë”; Prof. Dr. Muhamet Mala, prodekan i Fakultetit filozofik në Prishtinë me temën: “Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit në fushën e ilirologjisë”; Prof. Dr. Nebi Dervishinga Universiteti i Tetovës, me temën: “Recension mbi veprën e Akademik Stipçeviqit, “Kultura Tradicionalee Arbëneshëve të Zarës”; Dr. Gjon Berisha nga Instituti i Historisë në Prishtinë me temën: “Kontributi i Aleksandër Stipçeviqit për kontinuitetin iliro-arbnor”; Prof. Dr. Sadri Fetiu, nga Instituti Alnanologjik në Prishtinë, përkthyes i veprës monumentale të Aleksandër Stipçeviqit, “Kultura tradicionale e arbneshëve të Zarës” dhe Mehmet Latifi, me paraqitjen “Si e kam njohur Akademik Aleksandër Stipçeviqin”.

Ndërkaq, Akademik Muzafer Korkuti nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, për arsye objektive nuk ishte i pranishëm në këtë konferencë kushtuar Akademik Aleksandër Stipçeviqit, por kishte dërguar punimin e vet për këtë personalitet të shkencës.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte edhe sekretari i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Zllatko Vnuçec, i cili përshëndeti këtë konferencë në emër të Ambasadës së Kroacisë.(INA)

Comments

comments