Akademiku kumanovar që ‘shqelmoi’ kolegët e tij maqedonas dhe ASHAM-in

Akademiku nga Kumanova, Veton Latifi është shembull i një intelektuali, se si duhet braktisur institucionet maqedonase që luftojnë me tërë qenien kundër të drejtave themelore të shqiptarëvë në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Profesori Veton Latifi vite më parë ndërmori një hap të guximshëm duke kthyer Çmimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, e cila e vlerësoi si shkenctarin e ri më të mirë për vitin 2007.

“E ndjej obligim moral, profesional, kombëtar dhe civilizues që t’ia kthej mbrapa këtë Çmim Akademisë e cila fatkeqësisht akoma mbetet e pareformuar me shumë koka retrograde dhe në shërbim dhe/apo nën ndikim të politikës ditore e jo qëndrueshmërisë shkencore. Derisa nuk tërhiqet nga qarkullimi e ashtuquajtura ‘Enciklopedi’, e cila fyen kombin dhe popullin shqiptar.

Çmimi ‘Shkencëtar më i mirë i ri për vitin 2007’ për mua mbetet vetëm një copëz letre pa pikë vlere. Nëse ndokush ka krizë identiteti dhe nuk ka as vizion, as potencial e as guxim për ta zgjidhur atë krizë identiteti, le ta ruaj dhe ta zgjidh për vete atë krize identiteti apo fundja mund të kërkojë ndihmë në mënyrë korrekte për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e asaj krize identiteti. Se ne shqiptarët pavarësisht se si ndokush ka synim të na quaj, ne shqiptarët nuk kemi krizë identiteti. Së paku ne nuk kemi krizë identiteti”, është shprehur atë kohë profesori Veton Latifi.

Profesori Latifi ndërkohë është shprehur se akademikët maqedonas gjithmonë do të përballen me intelektualët dhe akademikët shqiptarë nëse kjo përballje mungon nga klasa politike shqiptare kur flitet për historinë dhe të drejtat  e shqiptarëve.

“Dhe nëse me ju dhe patronët tuaj politik nuk përballen partitë politike shqiptare ata që janë të thirrura të përballen me ju në kuadër të skenës politike dhe nëpërmjet mjeshtrive politike dhe negocimeve, atëherë fundja ju do të përballeni me një komunitet të ri akademik dhe shkencor të shqiptarëve në Maqedoni. Do të përballeni me teoritë shkencore të shumë studiuesve dhe profesorëve shqiptarë. Do të përballeni me mediat shqiptare që po ju mbajnë leksione për profesionalizmin e tyre. Ne fund do të përballeni me një shoqëri civile shqiptare në Maqedoni dhe me një opinion të fuqishëm shqiptar në Maqedoni”, ka shtuar profesori Latifi.

Ai ka kujtuar se kjo nuk është gafa e parë e Akademisë, por megjithatë ky është gabimi më trashanik dhe kulmi i serisë së gafave dhe insinuatave. (INA)

Comments

comments