Aksident në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kamioni me targa të Shkupit bie në greminë (Foto)

0

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup sonte ka ndodhur një aksident komunikacioni, kur një kamion ka përfunduar jashtë rrugës, në greminën jo shumë të thellë.

Aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në mes Kaçanikut dhe Hanit të Elezit.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes, një kamion me targa të Shkupit për shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar  në greminën jo shumë të thellë jashtë rrugës, me ç’rast shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

dav

dav