Aksident tragjik në punë, vdes një shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti që i ka ndodhur në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Padova. Shqiptari një 23-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse.

Një cope llamarinë duket se kishte dalë nga procesi normal i punës së makinës duke e goditur në qafë.

Ka qenë e kotë edhe ndihma e parë e ofruar, pasi ai kishte ndërruar jetë. Karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, për zbuluar shkaqet e aksidentit me vdekjen e shqiptarit.

Comments

comments