Aksidenti me autobus, vdesin 11 fëmijë

Aksidenti me autobus, vdesin 11 fëmijë

11 fëmijë dhe shoferi ndërruan jetë pas rrëzimit të autobusit në tunelin e një prej qyteteve të Shangai-t, i cili shpërthej në flakë.

Aksident ndodhi në Weihai në lindje të Kinës në kohën kur autobusi po kthehej për në shkollë.

Zyrtarë të pushtetit lokal bënë me dije mediat se autobusi ishte marrë me qira nga “Shkolla Ndërkombëtare Zhogshi”, fëmijët ishin nga vende të ndryshme.

Një mësues, i cili preferoi të qëndronte anonim dhe që kishte dalë i lënduar nga ngjarja, tha se autoritetet lokale ishin duke hetuar mbi rrëzimin e autobusit. Ai nuk u pronocua për asnjë informacion tjetër.

Një punonjës i Konsullatës së Koresë së Jugut, raportoi se femijët ishin të moshës 3-7 vjeç dhe që vinin nga vende të ndryshme.

Hwang Kyo-ahn, presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, shprehu “trishtim të rëndë” mbi vdekjet, të cilat ndodhën në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale në vend.