Aksioni i policisë afër “City Mall” në Shkup, “Alfat” kapinsasi të madhe armësh

0
6

Në afërsi të Qendrës Tregtare “City Mall” të mërkurën rreth orës 21.50, disa policë në bashkëpunim me njësitin Alfa gjatë kontrollit të një veture “Ford Fokus” me targa të Prilepit, kanë zbuluar se brenda veturës ka një sasi të madhe armësh dhe municion, transmeton Zhurnal.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur: një revole “Umareh” 4.5mm 177, revole “Bereta” 4.5mm, revole “Ekol Alp”, kal.9mm, katër thika të mëdha dhe tre të vogla, si dhe disa plumba.

Në stacionin policor Karposh janë arrestuar tre persona nga Prilepi të cilët kishin qenë në veturë, 42 vjeçari A.K, 31 vjeçari M.M dhe 32 vjeçari J.S. Kundër tyre do të ngriten padi penale sipas Kodit Penal, thonë nga policia.

Comments

comments