Aktivisti i Aleancës në Gostivar: Ku është Vesel Memedi, ngeli çajtoreve!

Një aktivist i Aleancës për Shqiptarët nga Gostivari në një koment të tubimit të mbajtur të Aleancës për Shqiptarët në Gostivar ka atakuar Vesel Memedin, kryetarin e RDK-së, i cili sipas tij tradhëtoi Aleancën duke i rënë thikë pas shpine Ziadin Selës, i cili sakrifikoi për të deri në pikën e fundit.

“NJë selam për Vesel Memedin, tradhëtarin e Aleancës për Shqiptarët, i cili i ra thikë pas shpine Ziadin Sela. Kjo është Aleanca edhe pa ty dhe po të çojmë selam se ne jemi të fortë dhe me gjithë popullin, ndërsa ti ke ngelur çajtoreve e bastoreve, duke shpërnda fletushka dhe duke keqpërdor djalin e dëshmorit, Shpatin”, ka shkruar aktivisti i ASH-së.

Ndërkohë, në tubimin në Gostivar krerët e ASH nuk janë marrë me Memedin, i cili në fund të vitit të kaluar ishte bashkë me Selën në tubimin masiv përmbyllës të fushatës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Gostivar.

Comments

comments