Aktori mbush 75 vjeç: Ndrenikës i flet ndërgjegjja

Aktori mbush 75 vjeç: Ndrenikës i flet ndërgjegjja

Aktori Robert Ndrenika është nderuar dje, në 75-vjetorin e lindjes sa në rrjetet sociale, në letra virtuale, nga nisma me thurje, nga Facebook i ministres së Kulturës, nga miq po në Facebook…po në fakt vetë aktori nuk është prezent në asnjë nga këto mediume të kohës. Ai ka mbushur 75 vjeç në shtëpinë e tij. Pa zhurmë, pa zë por me socialitetin pas mureve të gjendjes së zakonshme se kemi të bëjmë jo vetëm me një artist të madh, por me ndër të paktët që ngre zërin për punët që nuk shkojnë si duhet, qoftë në teatër, po edhe të shkaktuara nga politika.

Regjisori Pëllumb Kulla i shkruan Ndrenikës: Je një artist i madh, i rrallë…

Aktori Robert Ndrenika është nderuar dje, në 75-vjetorin e lindjes sa në rrjetet sociale, në letra virtuale, nga nisma me thurje, nga Facebook i ministres së Kulturës, nga miq po në Facebook…po në fakt vetë aktori nuk është prezent në asnjë nga këto mediume të kohës.

Ai ka mbushur 75 vjeç në shtëpinë e tij.

Pa zhurmë, pa zë por me socialitetin pas mureve të gjendjes së zakonshme se kemi të bëjmë jo vetëm me një artist të madh, por me ndër të paktët që ngre zërin për punët që nuk shkojnë si duhet, qoftë në teatër, po edhe të shkaktuara nga politika.

Në vitin që lamë pas kulmin e reagimit Ndrenika e ka pasur përballë ministres së Kulturës, Kumbaros dhe kryebashkiakut Veliaj duke u shprehur se “ishte gati të vdiste në oborrin e teatrit nëse merrej vendimi për ta shembur”.

Pas një debati që ka prekur jo pak herë këtë komunitet, reagimi ekstrem i Ndrenikës ka ndalur ndoshta për momentin “frenetizmin” politik, duke u tërhequr në një tjetër alternativë politike për teatrin.

Kështu si aktor i angazhuar në protestat civile, pasi për teatrin dhe kinematografinë historia pas tij është e shkruar tashmë.

Por, në këtë rast kemi shkëputur një postim në rrjetin social të regjisorit Pëllumb Kulla dedikuar dje mikut të tij, aktorit: “Edhe ju më të rinjtë do të vinit te 75-at! Berti i dashur, ta uroj këtë ditë të shënuar. Ti, i shtrenjti Bert, meriton që sot, veç e veç, tok e tok, shtëpi më shtëpi, studio më studio, auditor më auditor, njerëzit të trokasin gotat me mendjen tek vitet e tua gjurmëlënës në skenat dhe ekranet e shqiptarëve. Me ty, o shoku im i klasës dhe i shkollës, o miku im i vjetër, kemi kaluar bashkë një pjesë të mirë të këtyre viteve. Kemi biseduar dhe kemi qarë halle, jemi tallur e kemi ngacmuar njëri tjetrin, por kurrë unë nuk jam ndalur e nuk të kam thënë atë që do të të them pikërisht sot. Atë që, ti i dashuri im, je një artist i madh, nga ata të ndriturit, nga ata që skenës dhe ekranit i vijnë rrallë, shumë rrallë. Ti je nga ajo racë aktorësh që të zbukurojnë jetën dhe që i japin pavdekshmëri teatrit, asaj loje magjepsëse ku njerëzit qeshin e qajnë për ca realitete të sajuara bukur. Ti, Bert, je nga ata aktorë të paktë që janë mjeshtra dhe në ndërtimin e figurave komike, dhe po aq mbresëlënës me karakteret dramatikë. Ti ke bërë aq shumë sa njerëzve kur u flitet për teatrin, mendja u shkon vetëm tek artistë si ti. Paç jetë të gjatë mes familjarëve të tu, mes miqve të tu dhe u shtoftë edhe më tej magjia e artit tënd”, shkruan Kulla.

Robert Ndrenika nga koha kur hyri si aktor në Teatrin Skampa e deri më sot, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë dhe teatrin shqiptar.

Në filmin me regji dhe skenar të Ylljet Aliçkaj, “Lulet plastike”, Robert Ndrenika arrin të krijojë një gjendje të jashtëzakonshme psikologjike, duke mbajtur në pak sekonda gjithë dramën, pothuaj organike me jetën e tij.