Akuza të rënda: Universiteti i Nishit është bërë qendër për nostrifikime masive të diplomave të shqiptarëve

0

Në Universitetin e Nishit nga viti 2012 deri 2016 janë nostrifikuar më së paku rreth 200 diploma të shqiptarëve të lëshuara nga fakultetet e Shqipërisë, Maqedonisë dhe të Kosovës dhe atë pa kurrfarë kontrollimi, shkruajnë mediat serbe, transmeton presheva.com.

Ky nostrifikim në masë i diplomave të arsimit të lartë të lëshuara nga fakultete të cilat kanë edhe referenca të dyshimta, lidh mandatin e rektorit aktual Dragan Antiq, për të cilin një grup profesorësh në një letër dërguar Ministrisë së arsimit në Beograd shkruajnë se disa që janë lëshuar janë në kundërshtim me ligjin serb.

Andaj, kërkohet nga shteti serb që të rishqyrtojë nëse ka pasë ndonjë abuzim në këtë proces sidomos në shumë raste kur nuk janë shqyrtuar kërkesat e komisionit për nostrifikim për dhënien e provimeve shtesë që janë karakteristik për programin arsimor të Serbisë.

Përveç kësaj, ata kërkojnë që nëse dikush për shkak të perfitimeve personale ka sakrifikuar reputacionin e Universitetit i cili është bërë Mekë për njohjen masive të diplomave nga fakultetet shqipfolëse. Alibi për këtë dyshim gjejnë faktin se në Universitetet tjera në Serbi nuk është regjistruar kjo praktikë, verfikimin blanko të diplomave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.

Për këtë arsyje, ata në Ministri kanë dhënë emrat e atyre që i kanë nostrifikuar diplomat nga viti 2012 deri 2016 dhe kanë kërkuar që secila prej tyre të rishqyrtohet.

“Poseduesit e këtyre diplomave kanë fituar të drejtën të punësohen në organet shtetërore dhe në institucionet e Serbisë. Andaj kërkojmë nga Misnitria e Arsimit që të dërgoj inspekcionin sepse kjo është një sekret i hapur që diplomat e shqiptarëve është bërë një biznes fitimprurës në Universitetin e Nishit. Në planin financiar është një pikë e rëndësishme për financimin e rektoratit por ekzistojnë indikacione që disa nga drejtuesit e Universitetit kanë edhe përfitime personale. Kjo praktikë ka ardhë nën drejtimin e rektorit aktual Dragan Antiq i cili si bazë për aplikimin masiv të nostrifikimit ka marrëveshjen e Brukselit. Mirëpo, duhet të dihet se kjo definohet vetëm për diplomat e Kosovës e jo nga Shqipëria dhe Maqedonia. Mirëpo, diplomat që iu janë nostrifikuar shqiptarëve që kanë kryer fakultetet në Kosovë janë më të vogla nga ato Maqedonia dhe Shqipëria, çka edhe më shumë shton dyshimin se bëhet fjalë për procedura që janë kundërshtim me sistemin arsimor të Serbisë” thonë ky grup profesorësh.

Ata shtojnë se për këtë arsyje gjithnjë e më shumë ka rezistencë që të jenë në komision për nostrifkim të diplomave.

“Shumica e profesorëve i kanë kthyer shpinën rektorit dhe nuk duan të marrin pjesë në këtë farsë që të japin nënshkrimet e ture në diploma që apsolutikisht nuk përputhen me sistemin arsimor në Serbi. Ata insistojnë që kandidatët duhet të japin provime shtesë që janë të obliguara me ligjet e Serbisë për profesione të caktuara” thonë nënshkruesit e kësaj letre dërguar minsitrisë së arsimit.

Rektorati: Gjtihçka është me ligj

Nga Rektorati i Universitetit të Nishit nuk e mohojnë se kanë nostrifikuar diploma Shqiptarëve që kanë kryer fakultetet në Maqedoni, Shqipëri po edhe Kosovë, por thonë se gjithçja është bërë me ligj.

“Nga viti 2012 deri sot ka pasë më shumë se 40 kërkesa për pranim të diplomave të arsimit të lartë të fituara në Kosovë. Procesi i njohjes ka përfunduar në 30 raste dhe është i rregulluar me rregullore të posaçme për pranimin e dokumenteve të arsimit të lartë nga Universiteti i Kosovës nga viti 2012 deri 2014. Ne kemi vepruar në përputhje me ato dhe kemi nostrifikuar diploma nga fakultetet që kanë pasë certifikatë të Asociacioneve të Universiteteve Evropiane. Sa i përket nostrifikimit të diplomave nga Maqedonia, ka pasë më shumë se 100 nga viti 2012 deri sot ndërsa nga Shqipëria janë pranuar rreth 20” thonë në Universtetin e Nishit./presheva.com/

Komentet

komentet