Alarmohen serbët: “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë”

Gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon. Dhe ata janë Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Më titullin “Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë” gazeta alarmohet më pushtetin e madh që kanë dy shqiptarët në Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagon. Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.

Image

Ylber Bajraktari (i dyti nga e majta) me Sekretari e Mbrojtjes Ashton Carter (në të djathtë) në një konferencë shtypi në aeroplanin e sekretarit.

 

Do të duket shumë e vështirë të besohet që dy vëllezërit shqiptarë, të zhvendosur  në Amerikë nga Prishtina, e shkatërruar nga lufta, do të arrijnë të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe bosët e tyre të përditshëm i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës – thotë gazeta serbe.

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezërit të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshme prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari”  tha Karl Vug.

Përndryshe, Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë.

Image

Ylli Bajraktari (i dyti nga e djathta) me Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes Robert Work (i treti nga e djathta) në një takim dypalësh me një delegacion gjerman.

FOTO GALERI

Ylber Bajraktari është drejtor iKëshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Nënpresidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari, dhe gjatë vizitës se presdentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve, trasmeton FMimages.net

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence.

Comments

comments