Ambasadori amerikan në Preshevë, drekë pune me Shqiprim Arifin (FOTO)

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott. Në këtë takim, ambasadori amerikan është njoftuar për zhvillimet aktuale në Preshevë.

Lidhur me këtë takim, Arifi ka shkruar në profilin e tij në facebook:

Drekë pune me Ambasadorin e SHBA-së, Kyle Scott sot në Preshevë duke e njoftuar me aktualitetin politik në Preshevë.
Më vonë, sot, do të bëjmë përurimin e rezervuarit të ujit tek Kroni i Keq.
Miqt e tanë të çmueshem, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojn edhe me tëj ti mbështesin interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës!

Comments

comments