Amerikania e Hajvalisë ka pasion ragbin

Audrey Baldwin nuk endet shumë rrugëve të Prishtinës. Ka vetëm pak ditë që ka ardhur në Prishtinë dhe për të është vend krejtësisht i panjohur. Por 25-vjeçarja nga SHBA-ja ka arritur të marrë mjaftueshëm njohuri rreth klubit Hajvalia, me të cilin synon ta kalojë grupin kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo është vetëm një nga disa përforcimet e huaja të kampiones së Kosovës, Hajvalisë. Ekipi kosovar po përgatitet për paraqitje në turneun kualifikues të Ligës së Kampionëve për femra.

Për Baldwinin paraqitja si titullare me Hajvalinë do të ishte debutim në këtë nivel të garave, ndonëse ka qenë pjesë e skuadrës nga Danimarka, Fortuna Hjorring në edicionin 2015\16, në kualifikimet e “Championist”, por nuk luajti.

E hapësirën që nuk e gjeti dy edicione më parë në Danimarkë, shpreson ta ketë me klubin Hajvalia.

Comments

comments