Analistët : Taravari ta bëj edhe fushatën elektorale edhe punën e ministrit, nuk ka nevojë për dorëheqje

Risi e zgjedhjeve lokale të 15 tetorit është matja e forcave në teren të figurave më të njohura të partive politike. Duke filluar nga “kokat”, krerët partiak dhe duke përfunduar te ministrat, zëvendës ministrat e zyrtar tjerë të njohur në opinion.

Një ndër ato është edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili në emër të Alencës për Shqiptarët (ASH), garon për të qenë i pari i Gostivarit.

Në kuadër të kësaj aty po mundohet ti imponohet që të tërhiqet nga posti i ministritë të Shëndetësisë nga qarqe të caktuara me qëllim që gjithë ingerencat që i takojnë aty si ministër ti kalojnë zëvendës ministrit të LSDM-së. Duke u bazuar në këtë, politikolog, analist politik dhe ish-deputet thonë se Travari nuk duhet të tërhiqet nga posti, por paralelisht të bëj edhe punën e ministrit edhe të bëj fushatën elektorale. Sipas tyre Taravari ka bërë një investim të madh që në fillim të mandati në këtë ministri dhe nuk duhet të largohet që dikush tjetër të përbuzë dhe përfitoj nga këto rezultatet kapitale në ministrin e Shëndetësisë.

Politologu, Ariton Rama thotë se ministri Taravari me kredibilitetin e tij dhe nuancat profesionale filloi të sjell besimin tek pacientët për institucionet shëndetësore publike në vendin tonë.

Sipas tij jo çdo herë intervali duhet të shkoj nga pushteti qendror në atë lokal, por Rama thotë se çdo hap politik është një taktik partiake politike.

“Personalisht do ta doja Taravarin në pozicionin e ministrit të shëndetësisë sepse kredibiliteti tij në nuacat profesionale filloj të sjell besimin tek pacientët për institucionet shëndetësore publike në vendin tonë, jo çdo herë intervali duhet të shkoj nga pushteti qendror në lokal, sidoqoft çdo hap politik është një taktik partiake politike ,por sa i përket shqetësimin për ofrimi i një mundësie që sinergjia e dikasterit do orientohet prap tek një pale, mendoj që nuk do ketë sukses nëse Lr Pdsh nuk gabon në hapa dhe në shpejtësin e tyre efektive për ta zavëndësuar Taravarin qoftë edhe me ndonjë drejtor të emruar nga ai vet ministri si kuadër në minstri”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Ariton Rama.

Nga ana tjetër, analisti politik Urim Saliu thekson më shumë se Gostivarit, Arben Taravari i duhej Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ai filloi t’i jep një shpirt një institucioni që ishte në agoni, që ishte duke perënduar.Duke parë se ai filloi të bëjë gjëra ndryshe, menjëherë ishte në shënjestër dhe nuk shikohet mirë nga pala tjetër. Nuk ndërhyj në zgjedhjet e brendshme të partisë së tij që e zgjodhi atë si njëkandidat për Gostivarin, unë mendoj se ai më shumë i nevojshëm është si ministër dhe aq më tepër që nëse ai jep dorëheqjen nga ky funksion , me sa kam njohuri kompetencat i merr zëvendësministri i LSDM-së dhe ai mund të rrënojë ato projekte dhe ide që nisi Taravari i penguar në njëmijë forma dhe me presione të paimagjinueshme”, thoekson për Zhurnal, analisti politik Urim Saliu.

Ai potencon se projektet e Taravarit dhe reformat do t’u shërbenin gjithë shqiptarëve të Maqedonisë por edhe komuniteteve tjera ndërsa si kryetar komune ai mund të veprojë vetëm për një qytet, për komunitetin atje që nuk është se nuk ka rëndësi por reformat e thella në shëndetësi duke e ditur se cfarë tmerri ekziston në institucionet shëndetësore , vendi i tij do ishte këtu ku është aq më tepër kur ai është i profesionalizuar për shëndetësinë në përgjithësi.

Ndërsa ish-deputeti Zudi Xhelili konstaton se Taravari ka aftësi të kujdeset edhe për Ministrin edhe për fushatën elektorale.

“Kur ta merr detyrën e kryetarit të Gostivarit atëherë do të largohet nga ministria e Shëndetësisë. Sa i përket periudhës gjatë fushatës ai me siguri do të angazhoj njerëz nga kabineti i tij që mos ngecin punët në ministri. Jam i sigurtë se Taravari ka aftësi të kujdeset për detyrimet që i takojnë atij edhe gjatë kësaj periudhe”, thotë për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.

Comments

comments