Anketa e IRI-it/ Fol.mk: Fryerje e “Besnikëve deri në vdekje”

Anketa e fundit e prezantuar  në media nga i ashtuquajturi instituti amerikan IRI nuk kanë për qëllim hulumtimin e opinionit, por janë kryekëput në shërbim të politikës ditore dhe të porositura me qëllime të caktuara.

Aspak s do të ishte serioze nëse ju referohemi numrave sepse ata vetëm janë një ambalazh i paketuar mirë për të arsyetuar porosinë politike.
Anketa e prezentuar  nga IRI, e që në  opinion njihet si dorë e zgjatur e VMRO -DPMNE-së dhe e kamufluar si amerikane  tregon qartë se kush është porositësi dhe dërguesi i porosisë politike.
Numrat në rritje të  VMRO-DPMNE-së dhe “krijesës dë tyre shqiptare”  duke e vendosur këtë “produkt të dyshimt” edhe  ne epërsi kundrejt BDI-së  dhe Aleancës për shqiptarët janë porositë politike që dërgohen nga ana e porositësit.
Kjo bëhet me qëllim të caktuar duke e kërcënuar në mënyrë inderekte Bdi-në, përmes “krijesës së Mijallkovit”, por gjithashtu sulmi është edhe  si hakmarrje ndaj BDI-së pas refuzimit të kësaj të fundit për vazhdimin e qeverisjes së përbashkët me VMRO-DPMNE-në.
Anketa në fjalë gjithashtu nxjerr në pah edhe një element tjetër ku  porositësi duke dashur ta kamufloj sa më mir porosinë politike pa dashje nxjerr në pah  edhe këtë elemente shumë të rëndësishme.

Fryerja e përqindjes së ish aleatit të dikurshëm të VMRO-DPMNE-së , përndryshe “Besnik deri në vdekje” tregon qartë se me çdo kusht tentohet që Aleanca për Shqiptarët  të paraqitet si e papërfillshme dhe e parëndësishme ku haptas shifet tendenca e shpëtimit të “Besnikëve deri në vdekje” dhe trimërimit edhe të atyre pak militantëve që i kanë mbet për ta rruajtur nga zhdukja nga  skena politike “aleatin besnik”.

Element tjetër se pse kjo anketë nuk është e besueshme dhe me tendencë  manipulimi është edhe  fakti  se nëpërmjet porosisë që përcillet goditen ata që më së shumti mbështesin dhe e mbrojnë fuqishëm Platformën si  psh. Aleanca e Ziadin Selës janë penalizuar, dhe nga ana tjetër u kthehet borxhi “besnikëve” të rij për shërbimet që u kanë bërë me të ashtuquajturën  platformën e Tiranës si dhe aktin patriotik të këndimit të hymnit dirën  kur ju duhej ta ndezin situatën  edhe ashtu të rrëndë.Kjo tregon qartë për shqetsimin që kanë ata. /fol.mk

 

 

 

Comments

comments