Anulohet seanca për “Monstra”, Fejzi Aziri ishte në spital

0

Mungesa ë njërit nga të akuzuarit sot në gjykatë në procesin e rifilluar gjyqësor për rastin “Monstra” ka bërë që të shtyhet seanca. Bëhet fjalë për Fejzi Aziri, i cili për shkaqe shëndetësore ka munguar në seancë, por prokurorja speciale, Fatime Fetai theksoi se është është joserioze mungesa e tij duke u arsyetuar vetëm me një dokument, informon INA.

Gjyqi për rastin “Monstra” do të fillojë nga e para, pasi që Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar anuloi dënimet me burg të përjetshëm të të akuzuarve Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, të cilëve tanimë i është shqiptuar masa e kujdesit dhe se ata janë të lirë. Derisa për autoritetet janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët janë në Kosovë dhe se autoritetet kosovare nuk kanë pranuar ekstradimin e tyre, për shkak të mungesës së fakteve mbi akuzën ndaj tyre. Ky rast ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit të 2012 pranë Liqenit të Smilkovës, ku u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar. Ndërsa më 1 maj policia ndërmori një operacion duke arrestuar të rinjtë shqiptar në Shkup dhe rrethinë, duke i shpallur me pas fajtor, edhe pse të gjitha dëshmitë flisnin se rasti është i montuar. (INA)