Apel mërgimtarëve: Kujdes në kufirin Serbi-Kroaci, ja pse! (FOTO)

0

Mërgimtarët të cilët kthehen nga vendlindja në Zvicër, Gjermani, Austri e në vendet tjera perëndimore ku janë me punë të përkohshme, po presin nga tre-katër orë në vendkalimin kufitar Batrovac mes Serbisë dhe Kroacisë, raporton Gazeta Lajm.

Për shkak të fluksit të madh, në këtë vendkalim janë krijuar kolona të gjata. Duke pasur parasysh se orëve të Natës temperaturat janë të ulëta, preferohet që mërgimtarët të cilët kalojnë përmes këtij vendkalimi të mbushin rezervoaret me karburante, e veçanërisht ata që udhetojne me fëmijë, që të kenë rwzerva të mjaftueshme për të ngrohur veturat deri sa presin në kufi.

Gazeta Lajm sjell fotografi ekskluzive nga ky vendkalim.

Kolona janë krijuar edhe në vendkalimin Serbi-Hungari, ku po ashtu kalojnë shumë mërgimtarë shqiptarë.Poashtu rekomandohet kujdes gjatë vozitjes, sepse sa më në veri udhetohet, aq më të ulëta janë temperaturat, prandaj mund të paraqiten reshje dhe ngrica.

Komentet

komentet