Apeli i Ramës/ 60% e drejtorëve të spitaleve japin dorëheqjen

Shumica e drejtorëve të spitaleve dhe të institucioneve shëndetësore japin dorëheqjen.

 

Burimet bëjnë me dije se dorëheqjet i janë dorëzuar zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Dorëheqja e titullarëve të institucioneve vjen pak ditë pas kërkesës publike të kryeministrit Edi Rama. Sipas të dhënave, janë dorëhequr 60% prej tyre.

Apeli i kryeministrit u bë më 31 korrik, ndërsa përjashtoi nga kërkesa vetëm drejtorët e tre spitaleve në Tiranë, atij të QSUT-së, Spitalit “Shefqet Ndroqi” si dhe Spitalit të Traumës, për të cilët “se nuk kam pse t’i them jepni dorëheqjen sepse kanë dëshmuar se kanë sy veshë e duar”

‘Drejtorë spitalesh pis..  Pastëria nuk kanë nevojë as për para, as për infrastrukturë as për plane. Tek niveli i higjienës, pastërtisë, apo gadishmërisë së personelit jemi jo 27 vjet por 270 vjet prapa.. Prandaj unë dua që ju të mirëkuptoni të jepni dorëheqjen.

 Të gjithë drejtuesit e spitaleve rajonale e bashkiake. Është e qartë që largimi juaj menjëherë nesër nga detyra nuk është zgjidhja e këtij problemi por vetëm fillimi i zgjidhjes.

Objektivi është autonomia spitalore, por çfarë autonomie spitalore mund të kemi ne në realitet nëse nuk kemi menaxhim të spitaleve. Spitalet janë ndërmarrje në fund të ditës, nuk janë stalla ku veterinerët ca lopë i shohin e ca jo, sipas humorit të tyre. Nuk drejtohen siç i bihet firzamonikës me vesh.’-tha Rama.

Comments

comments