Appel me 5 qershor, prezanton iOS 11 (Foto)

Apple i ka dërguar ftesat për media për hapjen e Konferencës Botërore të Zhvilluesve, WWDC 2017 – duke konfirmuar datën dhe kohën.

Ngjarja hapëse e konferencës së sivjetshme do të mbahet në McEnery Convention Center, në San Hoze të Kalifornisë.

Ajo do të fillojë të hënën, më 5 qershor, në orën 10 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Siç ka ndodhur në vitet e kaluara, Apple pritet që edhe këtë vit të prezantojë para mediave, zhvilluesve dhe entuzisastëve pamjet e para të versioneve të reja të sistemeve operative mobile dhe kompjuterike, iOS dhe macOS, që do të lëshohen në vjeshtë.

Teknologjitë e reja, me shumë prej të cilave zhvilluesit do të duhet të familjarizohen shumë shpejt, për t’i bërë gati aplikacionet e tyre për përditësimin e madh, shpesh paralajmërojnë se çfarë pajisjesh të reja mund të prezantohen në muajt e ardhshëm.

 

 

 

Comments

comments