Apple i paguan Nokias dy miliardë dollarë

Nokia ka pranuar një shumë të madhe financiare nga Apple si pjesë e marrëveshjes së një patente për të cilën është njoftuar në muajin maj të këtij viti.

Apple i ka paguar kompanisë nga Finlanda një shumë prej 1.7 miliard euro, rreth 2 miliardë dollarë.

Ashtu siç është thënë edhe më parë, Nokia planifikon të japë më shumë detaje mbi qëllimin e përdorimit e parave në lidhje me fitimet e saj të tremujorit të tretë të këtij viti, dhe as Nokia e as Apple nuk kanë zbuluar kushtet e marrëveshjes së licencës së re.

Comments

comments