Armenët dhe arabët vjedhin këngën e Valton Krasniqit (Video)

Armenët dhe arabët vjedhin këngën e Valton Krasniqit (Video)

Është kopjuar kënga “Single Lady” e kënduar nga Bruna dhe Valton Krasniqi.

Ky i fundit e ka bërë të ditur këtë fakt përmes llogarisë personale në Instagram teksa shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen, që këngët e tija dëgjohen edhe në Arabi dhe Armeni.

Por më pas këngëtari njofton se ka bllokuar materialin e kopjuar deri në nënshkrimin e një marrëveshje.

Këngën, që i është ndryshuar titulli në “Hey Sexy Lady”, e kanë sjell Super Sako dhe Suro. /Telegrafi/