Arrestohen grabitësit e Kim Kardashian

Arrestohen grabitësit e Kim Kardashian

Arrestohen 16 vetë për vjedhjen e Kim Karadashianit në Paris.

Gjashtëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me grabitjen e armatosur të Kim Kardashian West në Paris, në tetorin e kaluar.

Autoritetet franceze deklaruan se në atë kohë ylli amerikan u grabit me armë nga të paktën dy burra të veshur si policë.

Ata e mbyllën atë në banjën e hotelit dhe u arratisen me € 10milionë euro vlerë të stolive që i vodhën asaj.

Policia franceze tha se gjurmët e ADN-së të lënë në vendin e ngjarjes çuan në arrestimin e personave të dyshuar, të cilët u arrestuan këtë mëngjes në rajonin e Parisit, raporon BBC e transmetin Politiko.net.

36-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, i cili është i martuar me reperin Kanye West, tha se ajo kishte frikë se do ta vrisnin në atë kohë. Ylli u la e tronditur keq, por nuk pati dëmtime nga kjo grabitje.

Kardashian ishte në kryeqytetin francez për Paris Fashion Week me nënën e saj Kris Jenner dhe motra e saj Kendall Jenner.