Arrestohet biznesmeni i njohur, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Ja emri

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kishte arritur që në biznes të ishte i suksesshëm.

Edmond Stafa, 51 vjeç, është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Stafa, banues në Elbasan, është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali.

Stafa është pronar i hotel-bar-restorantit “Skampinit”, që ndodhet në zonën e Kalasë së Elbasanit, një vend i njohur në qytet.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Pritet që Stafa të ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është dënuar.

 

 

 

 

 

Comments

comments