Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar nga Gjermania, i dyshuar si autor i faqes “Kinox.to”

Pas tre vitesh arrati, është arrestuar së fundi pronari i dyshuar për mbajtjen e faqjes së ndaluar në internet Kinox.to. 24 vjeçari është kapur në fillim të korrikut në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, tha zëdhënësi i Prokurorisë Gjermane në Dresden, shkruan “Die Welt”, përcjell botasot.info.

I arrestuari dhe vëllai i tij katër vjet më i vjetër, janë në arrati prej tetorit 2014. Vëllezërit shqiptarë sëbashku me hakerë tjerë kanë krijuar faqen e filmave Kinox.to, duke i sjellë dëme të konsiderueshme kinematografisë, përmes plagjiaturës.

Lajmi për arrestimit e tyre ka bërë bujë edhe te magazina më e madhe e Europës, Der Spiegel”, e cila ka mësuar edhe emrat e tyre: Kreshnik S., 24, dhe vëllai i tij Kastriot S, (27), i cili ndodhet akoma në arrati. 24 vjeçari pritet të ekstradohet së shpejti në Gjermani./Bota sot

Comments

comments