Arsimtari Dullë, De Rada i kohëve moderne

Muhamer Pajaziti

Jetojmë në një kohë, kur shpeshherë vlerat dhe personalitetet kombëtare nuk çmohen dhe nuk e gëzojnë respektin që meritojnë në shoqëri.

Të habitur pas politikave ditore dhe politikanëve mashtrues, lejojmë që shumë idealistë dhe edukues të brezave të rinjë ti mbulojë pluhuri.

Me këtë rast, dua ta përkujtoj arsimitarin Dullë, Abdullah Latifin, profesorin e njohur nga Kumanova, De Radën e kohëve moderne.

Intelektualin që i rezistoi regjimeve të njëpasnjëshme në Maqedoni, në misionin e edukimit të brezave të rinjë dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Kam pasur fatin të jem nxënës i tij në shkollën fillore ‘Jeronim De Rada’dhe të përjetoj personalishtë betejat e tij spartane për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Arsimtari Dullë, në vitet 90 ligjëronte lëndën e historisë me guximin, duke mos përfillur fare programet dhe librat e fabrikuara sllavo-maqedonase për historinë e shqiptarëve dhe të Ballkanit.

“Flakni ato libra të regjimit, që shtrembërojnë të vërtetën për shqiptarët etnik, për traditën dhe kulturën shqiptare.

Hapni fletoret dhe shkruani për të vërtetën tonë në këto troje ilire”.

Kështu fillonte ora historisë me Arsimtarin Dullë, i cili me entuziazëm të madhë dhe profesionalizëm na sillte rrëfimet për Ilirët, Dardanët, Skënderbeun, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Rilindasit, e të gjitha personalitetet shqiptare, të cilët vendosën nga një gurë në Kalanë e quajtur Arbëri.

Kur ligjëronte arsimtari Dullë, habiteshe sikur kur zhytesh në një libër bestseller apo në një film holivudian të regjisorit Spilberg.

I jam mirënjohës për ndikimin dhe refleksionin që pati në ndërtimin tim intelektual dhe të shumë shokëve e kolegëve të mij.

Por, nuk është kjo e gjitha, në kohën kur po diferencoheshin dhe largoheshin nga puna disa arsimtarë, të cilët ishin identifikuar në protestat shqiptare të vitit 1988, ai luftonte si Luan duke organizuar nxënësit që ti refuzojnë arsimtarët tjerë që vinë si zëvendësime.

Vepra të guximshme për atë kohë, por edhe sot në këto rrethana, shumë arsimtarë shqiptarë nuk e kanë guximin e tij. Nuk duhet harruar edhe kontributin e shumë arsimtarëve të kësaj shkolle, por edhe shkollave tjera në rajonin e Kumanovës, ashtu sikur nuk duhet harruar kontributin e shumë idealistëve të cilët dhanë gjithcka për cështjen shqiptare.

Ata punuan pa interesa personale, duke mbetur të varfër gjithë jetën, por me një pasuri shpirtërore e mision të mbaruar me sukses.

Duhet mirënjohje dhe respekt, ndryshe kjo shoqëri nuk do të ketë asnjëherë progres dhe do të lejtojmë të na drejtojnë politikanët mediokër të ditëve të sotme.(ina-online.net)

Comments

comments