Art Channel bëhet Klan Maqedoni

0

Në shënimin e Ditës Botërore të lirisë së medias, tregut medial në Maqedoni, nga dita e sotme, i bashkëngjitet një nga mediat më prestigjioze shqiptare dhe më me peshë në rajon e më gjerë Tv Klan nga Shqiperia. Art Channel dhe TV Klan sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ku Art Channel do te fusionohet në Klan, transmeton Art Channel.

Aki Etemi dhe Aleksandër Frangaj përshëndetën këtë nismë duke e siguruar opinionin se do të sjellin një frymë të re mediale në Maqedoni, ajo e cila i ka munguar deri më tani tregut vendas. Aki Etemi theksoi se kjo ka qenë një ide e kahmotshme për një bashkëpunim të këtillë, ai shtoi se me finalizimin e kësaj marrëveshje tregut medial në Maqedoni i ofrohet një prurje e re mediatike.

Aleksandër Frangaj Pronari i gjigandit mediatik Tv Klan theksoi se do të sjellin më të mirën për qytetarët e Maqedonisë, ajo të cilën deri më tani i ka munguar tregut mediatik. Ai premtoi se Art Channel në Maqedoni do të jetë si Klani në Shqipëri.