As Carl Bildt-a, as facat e ndryshme europiane s’bëjne punë

As Carl Bildt-a, as facat e ndryshme europiane e amerikane nuk bëjnë punë me ardhjen e shkuarjen e tyre në Shkup, më duket se keta vijnë vetem për të thelluar dhe më shumë krizën politike në Maqedoninë të pshuruar nga politikanët e prostatuar me korrupsione materiale, morale, politike.

Më kujton Kosovën e robëruar nga serbët e Milosheviqit, sa herë që vinin fodullat europian e amerikan në Beograd për të biseduar për paqë, pas shkuarjes së tyre, policia e ushtria serbe kallte e digjte, vriste e priste popullatën kosovare.

Aq u rrezikuan kosovarët sa që u larguan nga trojet e tyre për shkak dhunës e gjenocidit të paparë. Funksionarët e lartë europian e botëror vinin e shkon në Serbi, ashtu si vinin e shkonin plumbat  vrastare serbe në Kosovë.

E parandjejmë, se pa gjakëderdhje të mëdha s’ka zgjidhje të mirëfilltë politike në Maqedoni,  na duket se këtë e kërkojnë europianët me ardhjen e shkuarjet e tyre në Shkup. Me dashtë politikanët elitarë botërore në moment e eliminojnë nga skena politike Gruevskin, por si duket s’duan deri sa të gjakosen shqiptarët dhe maqedonasit, s’ka zgjidhje politike.

Comments

comments