Asanzh ka marrë dokumente të Ekuadorit për identifikim

0
4
Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh, i cili mbi pesë vjet fshihet në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka marrë numër identifikimi prej shtetit amerikanojugor, njofton DPA.
Numri 1729926483 i përgjigjet provincës Piçinça në pjesën qendrore të Ekuadorit, kumton “Universo”. Sipas edicionit, është e mundur Asanzhit t’i jetë dhënë edhe pasaporta.
Mediat britanike paraprakisht kumtuan se “Xhulian Poll Asanzh” është vendosur në regjistrin civil të Ekuadorit, ku shënohen vetëm shtetasit e Ekuadorit. Zëdhënësi i shërbimeve për regjistrim refuzoi të komentojë nëse kjo do të thotë se ai e ka marrë shtetësinë.
Një pjesë e mediave theksojnë se Asanzhit shtetësia e Ekuadorit i është ndarë që muajin e kaluar, ndërsa mbrëmë ai e publikoi fotografinë e tij në fanellën e Ekuadorit, që i stimuloi zërat se pohimet e tilla janë të sakta.
Australiani jeton në një kabinet të vogël në Ambasadën e Ekuadorit, pasi zyrtarisht Kito i dha azil në vitin 2012, kur Suedia ngriti hetim kundër tij për abuzime seksuale. Autoritetet suedeze i tërhoqën akuzat, po Asanzh theksoi se druan të mos arrestohet dhe ekstradohet në SHBA për shkak të publikimit të dokumenteve të besueshme për luftërat në Irak dhe Afganistan në platformën onlajn Uikiliks./mia

Comments

comments